Dojna Mema dhe partneti i saj, këngëtari Vlashent Sata janë bënë prindër të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Prezantuesja është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.
Ditën e sotme djali i saj, Nolan Sol feston 1 vjetorin e lindjes dhe ajo çfarë mori vëmendjen ishte urimi i veçantë i saj për vogëlushin. Dojna ka postuar një foto në Instastory nga dita e lindjes së tij dhe këtë herë e ka treguar me disa fjalë ndryshe dashurinë për të.
1 vit me burrin e vetëm që mund të më bëjë ç’të dojë, e prapë nga mbrapa do më ketë. Ditëlindja e parë e Nolan Sol
Të gjitha nënat kanë endrra për të ardhmen e fëmijëve të tyre madje shumica e tyre dëshirojnë që fëmija i tyre të bëhet mjek, mësues, arkitekt apo avokat. Duket se edhe Dojna paska të njëjtën endërr për djalin e saj, por mesa duket ai ia ka prerë shpresat. Dojna ka postuar disa foto me Nolan, i cili shfaqet duke i rënë baterisë e duket se do të jetë një muzikant në të ardhmen dhe jo një mjek ashtu siç shpresonte moderatorja.