Gossip Showbiz Sport

Djali i Lionel Messit zbulon se për cilin ekip dëshiron të luajë!

Lionel Messi ka frymëzuar miliona fëmijë në mbarë botën përfshirë edhe djalin e tij më të madh Thiago. Në intervistën e tij të parë si futbollist, ai foli për pasionet dhe ëndrrat e tij, duke dëshmuar se ka synime të mëdha dhe një të ardhme të ndritur përpara. Në moshën 11-vjeçare, Thiago luan në ekipin e të rinjve të Inter Miami dhe tashmë ka garuar në turneun e tij të parë.

Edhe pse nuk fituan, vogëlushi po e përballon me pjekuri disfatën. “Të luaja më bën më nervoz sesa të shikoj babain tim duke luajtur,” i tha ai gazetarit José Ramón de la Morena. “Unë nuk jam mirë me këmbën time të majtë”. Thiago i ka idetë e qarta mbi ekipin që dëshiron të luajë në të ardhmen. Kur u pyet, “Thiago, për cilin ekip do të luash?” ai tashmë e dinte përgjigjen, “me Argjentinën”, tha ai pa hezitim.

Gazetari sqaroi: “Ju keni lindur në Spanjë, apo jo?” të cilën Thiago e konfirmoi. Por kur i thanë se nëse mund ta bindnin një ditë që të luajë me Spanjën, Thiago siguroi: “Jo, nuk mendoj kështu”. Në të njëjtën intervistë, Thiago ndau admirimin për babain e tij të talentuar. Madje, ai e ka një të preferuar, duke thënë: “Goli më i bukur i babait tim ishte goditja me kokë kundër Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve”.

Ndërkaq, Lionel Messi, “yll” i Inter Miamit dhe Argjentinës, në një intervistë për “Infobae” u ndal në kritikat e shumta që mori në vendlindjen e tij para se të fitonte Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës:

Diçka që ndodh vetëm në Argjentinë. Grupi ynë është kritikuar ashpër kur nuk fitonte trofe. Edhe kur kemi arritur në finale jemi sulmuar. Ishte diçka e bukur të luaja në finalen e Kupës së Botës, në finalen e Kupës së Amerikës dy herë radhazi dhe për trajtimin që ka pasur ajo gjeneratë.