Veprimi i Nicola Peltz për të lyer gëzofët e qenve të saj me ngjyra ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale. Aktorja 29-vjeçare shpërndau një video në TikTok teksa kërcente me bashkëshortin e saj Brooklyn Beckham në kuzhinën e shtëpisë së tyre përpara se të merrte qenin e saj Bolognese, i cili ishte lyer rozë me portokalli në veshë dhe këmbët e pasme.
Edhe pse e hoqi pjesën me qenin pas komenteve negative që mori, pamjet e kapura po bëjnë xhiron e internetit. Madje, djali i David Beckham përmes një postimi në Instagram ka treguar edhe qenin e tyre të dytë, të së njëjtës racë, të quajtur Lamb, gëzofi i të cilit ishte lyer rozë dhe vjollcë. Fansat u tronditën nga videot e qenve të pikturuar dhe shprehën trishtimin e tyre për kafshët. “Qeni dukej shumë i trishtuar. në fillim mendova se ishte një lodër”-shkroi njëri, ndërsa tjetri shtoi me tmerr: “Oh zot, qeni”.
“Më thuaj që nuk ia bëri këtë qenit të gjorë”-komentoi një person i tretë. “Qentë e mjerë, kjo nuk është normale”-vuri në dukje një tjetër llogari. Rikujtojmë se në korrik u raportua se Peltz po përgatitej të padiste një kujdestare qensh pas vdekjes së papritur të chihuahuas së saj. Ndërkaq, debutimi i aktores tek filmi ‘Lola’ u komentua shumë nga kritikët dhe shikuesit, të cilët e përshkruan filmin si një ‘projekt i kotë’. Aktorja shkroi, drejtoi dhe luajti në filmin, i cili u publikua më 9 shkurt.
Ajo luan një vajzë adoleshente që punon për të mbledhur para për të qenë në gjendje ta nxjerrë atë dhe vëllain e saj më të vogël nga shtëpia toksike që ndajnë me nënën e tyre. Së shpejti ajo përballet me një sërë përvojash traumatike, duke përfshirë abuzimin me drogën, varfërinë, punën seksuale dhe shtatzëninë në adoleshencë. Por kritikët e kanë kritikuar filmin si “një reklamë të lavdëruar” për Peltz dhe e kanë akuzuar atë për “pornografi të varfërisë”, që do të thotë shfrytëzim i varfërisë për argëtim dhe njohje artistike.