Tashmë ata i janë larguar “Për’puthen” si çift për të vazhduar njohjen e tyre jashtë ekranit dhe deri tani gjërat për ta po shkojnë mirë…çuditërisht!
Siç e keni mësuar edhe nga titulli bëhet fjalë për ish-konkurrentët e këtij spektakli Sara dhe Atdheu të cilët që pas daljes së tyre janë afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin.
Pak orë më parë bukuroshi nga Kosova postoi një foto mjaft të dyshimtë në Instagram ku shihet bashkë me Sarën duke e mbajtur dorën tek barku i saj.
A do të jetë gocë apo çun?
Shkroi ai duke i shtuar dyshimet të gjithëve por më pas vendosi ta fshijë këtë foto. A të jetë Sara shtatzënë vallë? Kjo mund të jetë edhe një strategji e tyre për të tërhequr vëmendjen tashmë që nuk janë më në program ama gjithçka është e mundur!