Gossip Music Showbiz

DJ Snake i shtohet yjeve të famshëm që do të performojnë në festivalin Sunny Hill!

Tashmë janë zbuluar disa nga yjet e famshëm që do të performojnë në Sunny Hill Festival. Black Coffe, Burnaboy, Martinez Brothers janë vetëm disa nga artistët e famshëm që do të vijnë në Kosovë. Veç tyre, së fundmi u njoftua edhe një DJ ndërkombëtar që njihet për hite të shumta. Bëhet fjalë për William Sami Etienne Grigahcine, i njohur për publikun me emrin artistik DJ Snake. Ai ka të realizuar disa bashkëpunime, në mesin e tyre “Lean On” në bashkëpunim me Major Lazer, “Loco Contigo” me J Balvin e Tyga, “Let Me Love You” me Justin Bieber etj.

Rikujtojmë se edhe DJ i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, është konfirmuar të jetë një nga talentet që do të zhvillojë një performancë në festivalin “Sunny Hill” këtë vit. Njoftimi i festivalit në profilin zyrtar në Instagram dhe Facebook përmbante një mesazh plot entuziazëm për rikthimin e Regard në atdheun e tij.

“Gjithmonë të lumtur që DJ Regard performon në atdhe! Herën e fundit i vumë flakën skenës dhe mezi presim ta bëjmë përsëri. Shihemi se shpejti”-ishte postimi që paralajmëron një natë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike. Regard, i cili ka arritur famë ndërkombëtare me hitet e tij si “Ride It” dhe “Secrets”, është gati t’i japë jetë festivalit “Sunny Hill”, i cili tërhoqi vëmendjen botërore që nga krijimi i tij.

Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri të quajtur “Sunny Hill Park”. Evenimenti mbledh së bashku artistë të talentuar nga i gjithë spektri i zhanreve muzikore, duke krijuar një ambient të veçantë ku kultura, arti dhe muzika bashkohen të krijojnë një atmosferë të paharrueshme. Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë.