Celebrities Gossip Music Showbiz

DJ me famë botërore rikthehet në atdhe, do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2024”!

DJ i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, është konfirmuar të jetë një nga talentet që do të zhvillojë një performancë në festivalin “Sunny Hill” këtë vit. Njoftimi i festivalit në profilin zyrtar në Instagram dhe Facebook përmbante një mesazh plot entuziazëm për rikthimin e Regard në atdheun e tij.

“Gjithmonë të lumtur që DJ Regard performon në atdhe! Herën e fundit i vumë flakën skenës dhe mezi presim ta bëjmë përsëri. Shihemi se shpejti”-ishte postimi që paralajmëron një natë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike. Regard, i cili ka arritur famë ndërkombëtare me hitet e tij si “Ride It” dhe “Secrets”, është gati t’i japë jetë festivalit “Sunny Hill”, i cili tërhoqi vëmendjen botërore që nga krijimi i tij.

Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri të quajtur “Sunny Hill Park”. Evenimenti mbledh së bashku artistë të talentuar nga i gjithë spektri i zhanreve muzikore, duke krijuar një ambient të veçantë ku kultura, arti dhe muzika bashkohen të krijojnë një atmosferë të paharrueshme.

Sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit “Grammy”, Burna Boy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival. Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë. Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim.

Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion. Sukseset e Burna Boy nuk kanë të ndalur, këtë vit ai u bë i pari artisti i zhanrit afrobeat që performoi në “Grammy” dhe u shpall në mesin e 100 personave me më ndikim në botë nga “Times”. Në vitin 2021 triumfoi me albumin e tij “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”.