Celebrities Gossip Showbiz

Dj Dagz reagon për herë të parë pas lajmeve për një shtatzani të mundshme të Einxhel!

Kur bëhet fjalë për “Big Brother VIP Albania”, një nga ish-banoret më të diskutuara sigurisht që ka qenë Einxhel Shkira. Einxhel tërhoqi vëmendjen e shumë fansave dhe fitoi dashurinë e tyre, me karakterin e saj unik, personalitetin e fortë por edhe historinë personale të cilën e ndau gjatë “BBV”.

Padyshim që shumë e përfolur bukuroshja ka qenë dhe për shkak të lidhjes së saj me një tjetër ish banor të shtëpisë, histori që u krijua brenda spektaklit por duket se po vazhdon më mirë se kurrë edhe jashtë.

Së fundmi syri ynë kritik ka kapur disa detaje që na shtyjnë të mendojmë se bukuroshja mund të jetë në pritje të ëmbël. Fillimisht, dyshimet nisën nga postimet e saj gjatë pushimeve më të fundit me DAGZ ku gjithmonë përpiqet të mbulojë barkun me diçka ose poston vetëm ‘video selfie’.

Më pas, një koment i Trixa-s ishte ‘qershia mbi tortë’ ku në një koment shumë ngacmues për çiftin ajo ka përmendur fjalën bebe, shoqëruar me disa ’emoji’ shumë provokues.  Më herët në ‘Wake Up’ dyshja kanë treguar se janë gati për t’u bërë prindër, ndaj për ta mund të ketë ardhur momenti tanimë.

Dyshimet tona u shtuan të vërtetohen pasi urimi i Einxhel për ditëlindjen e Dagz (një fjali tanimë e fshirë), teksa i thotë ‘të duam’ në numrin shumës, na shtuan edhe më shumë dyshimet.

Mirëpo në një intervistë për Prive, Dagz ka folur për herë të parë lidhur me këtë çështje duke mohuar të gjithë lajmet që kanë qarkulluar dhe se nuk ka asnjë shtatzani në mes.

Ka nisur si shaka në mes të Monikës dhe Beatrix në një live dhe më pas u kyçëm unë dhe Einxhel nga pushimet. Nuk e kemi nisur akoma, kurdo që vjen mirë se vjen.

Jo vetëm që marrëdhënia mes dyshes po shkon shkëlqyeshëm pasi si Einxhel dhe Dagz nuk na i kursejnë postimet shumë të ëmbla së bashku.

Ashtu si ka ndodhur së fundmi, ku bukuroshja ka postuar një video shumë emocionuese, ku teksa dyshja nuk ishin parë prej ditësh pasi prezantuesja ka qenë e sëmurë me Covid, në momentin që janë takuar, reagimi i Einxhel ka qenë me të vërtetë shumë entuziaste.