Celebrities Gossip Showbiz

Divorci dhe pagesa për fëmijët një betejë ligjore mes Kevin Costner dhe Christine Baumgartner! Kujt i dha të drejtë gjykata?!

Kevin Costner dhe gruaja e tij Christine Baumgartner më në fund kanë arritur një marrëveshje për pagesat e mbështetjes së fëmijëve, pasi kanë qenë në një betejë të ashpër gjyqësore në të cilën ajo kërkonte një shumë marramendëse. Një gjykatë në Kaliforni më në fund zgjidhi mosmarrëveshjen duke vendosur që Costner tani do t’i paguajë gjithsej 63,209 dollarë në muaj për mbështetjen e fëmijëve për Christine Baumgartner.

Duket se gjyqtari ndoqi atë që Kevin Costner kishte sugjeruar se ishte një shumë e drejtë për të paguar që ishte 63 mijë, ndërsa Christine Baumgartner merrte përkohësisht 129 mijë, që ishte 100 mijë dollarë më pak se 248 mijë që kërkonte fillimisht. Beteja ligjore e Constner me Christine Baumgartner ka nisur prej disa kohësh dhe u bë shumë publike pasi lajmi doli nga ajo që ajo priste, ndërsa aktorja e “Dances with Wolves” tha se donte më shumë para vetëm sepse ai kishte mundësi t’i paguante.

Ish-çifti, prindër të adoleshentëve Cayden, Hayes dhe Grace, bënë kërkesë për divorc pas 18 vitesh martesë. Ndërsa filloi beteja gjyqësore, Christine bëri edhe një ndryshim të vendbanimit të mandatuar nga gjykata. Pas kësaj, Christine Baumgartner u zhvendos në një shtëpi më të vogël, një burim i afërt me çiftin përmendi se ishte një zgjidhje e përkohshme, ndërsa ajo “është ende duke kërkuar për një shtëpi tjetër”. Një burim i afërt shtoi gjithashtu se:

Ajo po qëndron në zonë për të mos prishur jetën e fëmijëve, ata do të kthehen në shkollë në vjeshtë me miqtë e tyre. Edhe pse situata mes çiftit është e ndërlikuar, Christine po përpiqet të mbajë gjithçka sa më normale. Fokusi i saj i vetëm janë fëmijët.