Supermodelja e njohur Cindy Crawford dhe koleget e saj të tjera të cilat i kanë kaluar të 50-tat na kanë treguar edhe njëherë se mosha është thjesht një numër.
Supermodelet e famshme kanë qenë pjesë e kopertinës së revistës “Vanity Fair”, duke formuar një ekip me yje si Naomi Campbell, Carla Bruni, Claudia Schiffer, Amber Valletta, Pat Cleveland, Stephanie Sevmour, Paulina Porizkova, Elisabetta Dessy, Christy Turlington, Kristen Owen dhe Shalom Harlow.
Fotot janë shkrepur nga dyshja e fotografëve të modës, Luigi Murenu dhe Iango Henzi, të njohur si Luigi & Iango. Ata janë autorë të më shumë se 300 kopertinave të revistës “Vogue”.