Ilnisa Agolli, një prej ish-konkurenteve më të komentuara të BBV3, sidomos pas krijimit të romancës së saj me Meritonin, është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale ku gjithmonë poston momente nga përditshmëria e saj, pushimet, partnerin e saj dhe jo vetëm…
Ndonëse shumë nuk besuan në dashurinë e tyre, Ilnisa dhe Meritoni po shijojnë ditët më të bukura si çift. Ata periudhën e verës kanë qenë të pandarë e madje kanë ndarë shumë momente me ndjekësit dhe fansat e tyre në rrjete sociale.
Ilnisa është më tepër aktive dhe ndan episode edhe nga përditshmëria e saj. Në një postim në Instastory, Ilnisa ka publikuar një foto ku duket një biberon dhe në sfond Meritoni. Krahas fotos ajo shkruan:
Koha po ecën ditët po ikin o Meriton…