Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Që kur ora shënoi 00:00, katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes.
Ndërkohë në mëngjes, Egla Ceno i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar. Duke qeshur i thotë:
Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq
Ndërkohë kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin në Dhomën e Bardhë. Dhe Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.
Egla: Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen.
Juli: Çohu e kërce me Eglën aman, hajt t’ju shoh i çik
Egla: Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq. 29 vjeç mbush?
Meritoni: 29 i mbusha
Egla: Si ndihesh si 29-vjeçar?
Meritoni: Ok, i fituar
Egla: Të zuri brenda në shtëpinë më të famshme në shqiptari. 2 ditë para finales. Kjo është dhurate e madhe besoj
Meritoni: Dhuratë shumë e madhe. Nuk e kisha besuar se do të qëndronim deri më 25 maj, kisha menduar se mbaronte më herët Big Brother, më 18 maj
Egla: Ama për vete e kishe besuar se kurdo që të mbarojë je në fund
View this post on Instagram