Këngëtarja e mirënjohur, Teuta Selimi, sot është në zi. Ajo ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se babai i saj është ndarë nga jeta.
Artistja ka publikuar një fotografi të babait të saj, ku gjithashtu ka njoftuar se ceremonia e varrimit zhvillohet sot nga ora 13:30 në Prishtinë, Kosovë.
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë se sot ndërroj jetë babai ynë Hamit Selimi. Varrimi bëhet sot në ora 13:30 në varrezat e Prishtinës (Dragodan) U prehsh në paqe babai im”, shkruan Selimi në postimin e saj në “Instagram”
Rikujtojmë që gjatë muajit të kaluar këngëtarja denoncoi për dhunë që bashkëshorti dhe vëllai kishin ushtruar ndaj saj. Denoncimi i parë prej saj erdhi për bashkëshortin, ku konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën. Njerëz pranë artistes deklarojnë që dyshja është rikthyer dhe Teuta i ka dhënë një shans tjetër bashkëshortit dhe tani janë duke jetuar së bashku.