Kosova është tronditur së fundmi për shkak të dhunës së burrave ndaj grave. Lidhur me këto ngjarje të trishta, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie kombëtare. Shumë personazhe publikë kanë ngritur zërin lidhur me këto ngjarje në Pejë dhe Ferizaj, ku dy gra humbën jetën nga dhuna e bashkëshortëve të tyre.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj në Facebook, Vesa Luma shkruan:
Alamet “burrash”! Të dhj*fsha në mentalitet të poshtër që fillon nga mënyra se si trajtohen vajzat (që fëmijë e deri sa të martohen)
Vajza që nuk kanë guxim t’i tregojnë prindërve që kanë probleme me burrat e tyre (sepse “ska ku kthehet më”)
Vajza e gra të dashura, ju që jeni ende në kohë..punoni, punoni fort që të krijoni pavarësinë tuaj financiare! Sot ka qindra mundësi …
Ju që po kaloni në probleme të tilla dhe nuk keni guxim të shkëputeni nga ajo lidhje..mendoni që jeta juaj është shumë më e vlefshme se cdo problem që mund të pasojë ,pasi jeni kthyer në shtëpite tuaja te familja që ju ka rritur sepse jam e bindur që zemra e një nëne e një babai i një vajze është shume e madhe
Reperi i njohur shqiptar Mozzik, i vërteti emri i të cilit është Gramoz Aliu, është një tjetër artist që ka ngritur zërin për dhunën e ushtruar ndaj grave.
Nëse raste të tilla si dhuna në familje përfundojnë në institucione me fjalë si “Të rri bre ju merruni vesh se s’ju ka hije kshtu ” A vallai krejt kemi kështu telashe “S’ju ka hije bre e keni 1 fmi n’mes” e shumë ledhatime tjera që në disa raste unë mendoj që nuk duhet të bëhen.
“Burrëria” e një mashkulli të mllefosur që nuk po i’a lejon ish bashkëshortja fëmijën e përbashkët me pa e me e marrë … sot vranë po po e vranë një vajzë/grua/nënë. Këtu është mungesa e profesionalizmit të institucioneve përkatëse për këto lamije. Pa asnjë diskutim që vrasjet në këto situata janë të pajustifikueshme. Fryma që nëse femra tradhton “Duhet me ja dhanë plum n’ballë” Fryma që po ma nal evladin me pa “Veq plumi hakesh i del ksaj” Fryma qe ja nxuna do sms grujes/femnes me njonin “Ka me i vra te dytë”
Fryma të cilat kërkojnë mekanizma shtetërore të zhdukën nga Republika jonë. Shëndeti mendor tek ne është shumë i varfër në tërësi pa marrë parasysh që kemi mjek shumë të mirë. Ideja e të biseduarit për këto tema është ende e mbyllur nga dy gjëra: Frika, turpi. Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet besa edhe në sy të fëmijëve e nuk e dijmë as ne e as askush jashtë shtëpisë tyre.
Andaj shteti të fuqizojë mekanizmat e tyre që një grua/një vajzë/një nënë kur ka këto lloj situata mos ta mendojë dy herë por të vijë direkt te ju. Faljuni siguri e rehati femrave, faljuni besim. Zoti bekoftë cdo Grua Nënë që përballet me këto gjëra. Grave që u vranë në mënyrën më të rëndë Zoti i mëshiroftë, e familjarët i forcoftë! Dhe Gjykata ishalla e ka dorën e medjën e hajrit në këto raste.
Dafina Zeqiri ka reaguar në rrjete sociale, ku ka kërkuar që të shpallet një ditë zie për gratë e vrara dhe ka vendosur një sfond të zi në foton e saj të profilit.
Morena Taraku ka zgjedhur të reagojë ndryshe, duke krijuar një fabul të kësaj situate.
Emina Cunmulaj shkruan: