Aktualitet

Ditë të nxehta dhe rikthim i netëve tropikale, njihuni me parashikimin e motit!

Vendi ynë vijon nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër territor, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes verilindje. Parashikohet që pasditja dhe nata të mbeten sërish nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër, ditë të nxehta e net të ngrohta tropikale.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 18°C vlera minimale deri në 40°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Për ditët e hënë, e martë, e mërkurë moti pritet të jetë i kthjellët e orë të plota me diell, pa përjashtuar vranësirat të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore. Për ditët e mërkurë, e enjte, e premte moti pritet të jetë i kthjellët e orët e plota me diell e vranësira mesatare e hera-herës të dendurar në relievet kodrinore – malore në veri e juglindje të territorit kryesisht nga orët e mesditës deri pasdite vonë. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra e në mënyrë të izoluar breshër.