Ylli i muzikës pop, Britney Spears së fundmi ka njoftuar se është në një pritje të ëmbël. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, këngëtarja tregon me humor historinë se si pasi humbi disa kilogramë, i rifitoi sërish dhe pasi bëri një test shtatzënie konfirmoi se nuk ishte ushqimi, por një fëmijë që po rritej brenda saj. Ndërkaq, ajo ka shkruar se:
Humba aq shumë peshë për të shkuar në udhëtimin tim në Maui. Burri im tha: “Jo, je shtatzënë!!!”. Kështu që bëra një test shtatzënie dhe uhhhh mirë, po bëj një fëmijë, po rritet !!! Nëse janë 2 … unë thjesht mund t’i humbasë. Unë isha shtatzënë, kisha depresion perinatal. Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme, gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë dhe disa njerëz e konsideronin të rrezikshme nëse një grua ankohej me një fëmijë brenda saj. Por tani gratë flasin për këtë çdo ditë. Faleminderit Jezus, ne nuk kemi pse ta mbajmë atë dhimbje një sekret. Këtë herë do të bëj joga çdo ditë! Ju dërgoj shumë dashuri!
Sjellim në vëmendje se Britney ka edhe 2 fëmijë të tjerë, Sean Preston dhe Jayden James me ish-bashkëshortin, Kevin Federline. Rikujtojmë, se në muajin nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja rifitoi lirinë, pasi gjykata vendosi që babai të mos jetë më personi që kontrollon jetën e saj. Menjëherë më pas, ylli i popit nisi të shijojë pushimet me të fejuarin e saj, Sam Asghari.
Sa i përket karrierës, Spears ka bërë një pauzë të gjatë, pasi nuk ka performuar live që nga përfundimi i turneut “Britney: Live in Concert” në tetor 2018, por tani që këngëtarja është liruar nga kujdestaria dhe kontrolli i babait të saj, ajo është shprehur e emocionuar që do të mund të vazhdojë karrierën e saj muzikore. 40 vjeçarja njoftoi gjithashtu planet e saj të librit të ri nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetin social Instagram ku ajo e quajti shkrimin e projektit “shërues dhe terapi”.