Celebrities Gossip Showbiz

“Ditë pushimi e detyrueshme…”/Pas pjesëmarrjes në MTV VMA, Halsey njofton se po përballet sërish me probleme shëndetësore!

Së fundmi artistja amerikane Halsey ka ndarë detaje nga përvoja e saj dhe personale rreth luftës me sëmundjen autoimune lupus sistemik eritematoz, duke zbuluar se në periudha të vështira, ajo evitonte të shikonte veten në pasqyrë. Në një intervistë për Page Six, Halsey tregoi se ndihej e shëmtuar dhe e panjohur për veten gjatë kësaj periudhe të sëmundjes, duke u ndjerë të detyruar të shmangte pasqyrat për muaj të tërë për shkak të ndryshimeve të dukshme në pamjen e saj.

Artistja ishte e pranishme edhe në mbrëmjen e madhe të MTV Video Music Awards 2024, ku mori vëmendje të madhe edhe për paraqitjen e saj dhe veshjen e zgjedhur, performancën e jashtëzakonshme dhe gjithashtu konfirmimin e fejesës me aktorin Avan Jorgia.

Këngëtarja e njohur ka postuar para disa orësh në rrjetin e saj social Instagram disa InstaStories pa make up ku ka treguar se do t’i duhet sërish kohë për t’u kujdesur për veten sepse lupusi është shfaqur sërish.

“VMA u bë shumë e vështirë dhe tani lupusi. Trajtimi sot dhe një ditë pushimi e detyrueshme. Ju dua.”, ka shkruar ajo, duke shtuar një flutur rozë në urën e hundës.

“Flutura ka qenë gjithmonë simboli im i veçantë, sa ironike dhe poetike është kuptimi i kësaj”, shtoi ajo.