Ata kanë qenë dhe janë dyshja më e përfolur e showbiz-it dhe e mediave rozë në botë. Edhe pse prej vitesh tashmë martesa e tyre ka marrë fund, askush nuk e ka të qartë arsyen kontrete që çoi në ndarjen e Angelia Jolie-s me Brad Pitt. Çifti i Hollywood-it kanë së bashku me njëri-tjetrin 6 fëmijë. Së fundmi është bërë e ditur se Pitt dhe Angelina do e ndajnë kujdestarinë e fëmijëve të tyre së bashku.
57-vjeçari është gjendur gjithmonë pranë të vegjëlve të tij dhe shumë shpesh ka anulluar evente të rëndësishme për karrierën vetëm për të kaluar pak më shumë kohë me fëmijët. Një burim pranë yllit të “Maleficent”, ka treguar për “US Weekly” se Angelina nuk është aspak e lumtur për këtë vendim të gjykatës, duke bërë fajtor avokatin e saj.
Një dokument i zbuluar së fundmi tregon se tre nga fëmijët e dyshes kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad Pitt. Vetë avokatët e Jolie kanë paraqitur një dokument në vitin 2020, në të cilin pretendojnë se 3 fëmijët kanë dashur të dalin hapur kundër babait të tyre.
Fëmijët, kujdestaria e të cilëve është në diskutim, janë mjaft të rritur për të kuptuar se çfarë po ndodh. Gjyqi do të ndikojë tek to emocionalisht. Tre nga fëmijët kanë kërkuar të dëshmojnë.
Ky dokument u paraqit si pjesë e përpjekjes së Jolie për të larguar gjyqtarin John Ouderkerk nga çështja për shkak të lidhjeve të tij me ekipin ligjor të Pitt. Në fillim të këtij viti, Jolie paraqiti dokumente shtesë duke pretenduar se gjykatësi refuzoi të dëgjonte provat që besonte se kishin lidhje me çështjen, duke përfshirë dëshmitë e fëmijëve të saj.
Maddox, i cili është 19-vjeç dhe nuk është më minoren, dëshmori kundër Brad Pitt në muajin mars. Madje ai nuk përdor as mbiemrin e Pitt në dokumentet që nuk janë ligjjore, por në vend të tij përdor mbiemrin Jolie. Rikujtojmë, se kohët e fundit duket se të gjithë të famshmit kanë zgjedhur të rikthehen në krahët e ish-partnerëve të tyre.
Dhe këtij trend-i nuk kishte se si t’i shpëtonte dhe Angelina Jolie. Aktorja 46-vjeçare është parë duke vizituar ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller në shtëpinë e tij në Brooklyn. Paparacët e kanë fotografuar sërish yllin e Hollywood-it, por këtë herë ajo ishte e shoqëruar edhe nga djali i saj.