Celebrities

Ditë e trishtë për aktorin Alec Baldwin, humb njeriun e tij më të shtrenjtë!

Ditë zie për aktorin e njohur Alec Baldwin. Ai njoftoi së fundmi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram se nëna e tij ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Carol Baldwin, nëna e aktorit 64-vjeçar dhe pesë vëllezërve e motrave të tij, ndërroi jetë në Syracuse, New York, i njëjti qytet ku ajo lindi dhe u rrit, shkoi në kolegj dhe u njoh me bashkëshortin e saj.

Alec Baldwin postoi foto krah për krah të nënës së tij si adoleshent dhe një tjetër të realizuar më vonë. Aktori vuri në dukje përkushtimin e nënës së tij për mbështetjen ndaj kancerit të gjirit. Ai shkroi:

Me keqardhjen më të thellë familja ime po bën me dije deklaratën e mëposhtme. Carol M. Baldwin, nëna e aktorëve Alec, Daniel, William dhe Stephen Baldwin dhe dy vajzave, Elizabeth dhe Jane, ndërroi jetë sot në Syracuse, Nju Jork. Ajo ishte 92 vjeçe. E lindur më 15 dhjetor 1929 në Sirakuzë, Carol Newcomb Martineau, ishte fëmija i Roy dhe Marion Martineau dhe kishte një vëlla, Danielin dhe pesë motra, Patricia, Joan, Diane, Louise dhe Rebecca. Ajo u takua me burrin e saj të ardhshëm, Alexander R. Baldwin Jr., nga Brooklyn, NY, ndërsa të dy ndoqën Universitetin e Sirakuzës. Në vitin 1954, Alec, siç quhej edhe babai, e zhvendosi familjen në Long Island, ku dha mësim në lëndën histori dhe ishte trajner futbolli në shkollën e mesme Massapequa deri kur u shua në moshën 55 vjeç, në 1983. Në vitin 1991, ajo u diagnostikua me kancer në gji. Pasi mbijetoi, ajo u bashkua me një grup mbështetës ndaj kancerit të gjirit në Long Island. Me mbështetjen e presidentes së atëhershme të universitetit, Shirley Strum Kenny, Fondi i Kërkimit të Kancerit të Gjirit Carol M Baldwin u hap në kampusin në Stony Brook. Një kapitull tjetër filloi disa vite më vonë në bashkëpunim me SUNY Upstate University. Përpjekjet e vazhdueshme kanë mbledhur miliona dollarë për kauzën. Ajo i kaloi 25 vitet e fundit të jetës së saj si luftëtare dhe kampione për kauzën të cilës i kushtoi kaq shumë energji. Të gjithë jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e saj.

Rikujtojmë se, aktori i njohur Alec Baldwin dhe partnerja e tij, Hilaria njoftuan muajin e kaluar se do të bëhen prindër për herë të 7 së bashku. Alec, më në fund, sqaroi të gjithë ata që vazhdojnë ta pyesin pse ai dhe bashkëshortja Hilaria vazhdojnë të bëjnë fëmijë. Aktori postoi një video në Instagram të vajzës së tij María Lucía duke treguar dy dhëmbët e saj të përparmë dhe duke shkruar se:

Njerëzit pyesin pse. Kjo është arsyeja pse. Të jesh prind është udhëtimi më i bukur.