Aktualitet Lajmet e fundit

Dita e parë e nëntorit, ja parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e me vranësira mesatare, kryesisht nga orët e mesditës e pasdite.

Mjegull të dendur e mjegullinë ka në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit, në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës, era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
10/23
Diell pak re

Kukës
4/19
Diell pak re

Lezhë
15/23
Diell pak re

Dibër
4/19
Diell pak re

Durrës
12/24
Diell pak re

Tiranë
12/24
Diell pak re

Elbasan
10/24
Diell pak re

Berat
9/25
Diell pak re

Vlorë
10/23
Diell pak re

Korçë
5/17
Diell pak re

Gjirokastër
5/24
Diell pak re

Sarandë
16/23
Diell pak re