Sot e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banorja e shtëpisë së BBV, Ledjona Xheladinaj. Në një nominim të fortë përballë Eglës, Ilnisës, Heidit dhe Jetmirit, Ledjona i ka dhënë fund rrugëtimit në shtëpinë më të famshme. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me eksperiencën dhe rrugëtimin e saj në Big Brother.
Si ishte për gazetaren e gjithë kjo eksperiencë?
Një eksperiencë shumë e bukur, me tension dhe emocione pafund që nuk i kisha përjetuar ndonjëherë. Kam gjetur pak veten aty dhe e kam njohur më shumë.
Vendosi të priste kohën e duhur apo ka dashur gjithmonë që të jetë pjesë e formatit BBV?
Unë e kam ndjekur gjithmonë Big Brother, pas edicionit të dytë kam dashur të jem pjesë. Kur më erdhi ftesa për t’u futur thashë okej do ta provoj. Fillova ta mendoja seriozisht.
Sot dita e parë pas daljes nga shtëpia, si ka qenë për Ledjonën?
Pa gjumë, me intervista dhe e hutuar. Më duket e pabesueshme që kam dalë. Shoh njerëz, ndjej energji pozitive të cilat aty më kishin munguar. Takova vajzën, mamin, kolegët. Kam dashur që mos të qëndroj shumë tek rrjetet sociale për t’u informuar se çfarë ka ndodhur.