Është kulmi, momenti i kënaqësisë maksimale. Zgjat disa sekonda, por përfshin të gjithë trupin, zemra rreh më shpejt, djersitja rritet, faqet skuqen, presioni rritet dhe muskujt e mitrës tkurren, duke arritur një kënaqësi çliruese…
Është ky momenti i orgazmës femërore, për të cilën ndonëse është një temë për të cilën flitet dhe nuk flitet pasi për disa popuj dhe kultura është ende tabu, ka shumë gjëra që nuk dimë. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse një ditë si 8 gushti, i kushtohet kënaqësisë femërore.
Në fakt, shumë gra, edhe pse kanë një jetë seksuale të kënaqshme, rrallë herë arrijnë kulmin e kënaqësisë; orgazmën.
“Ka ende shumë tabu që lidhen me kënaqësinë femërore. Ditë si kjo shërbejnë për t’u kujtuar grave rëndësinë e shëndetit seksual të femrës, i cili kalon nga ndërgjegjësimi dhe vetënjohja, nga dëshirat dhe rëndësia për të pasur frikë të ndihesh e gjykuar nga mënyra në të cilën njeriu përjeton kënaqësinë e tij”, u shpreh për Fanpage.it psikoterapistja dhe seksologia Maria Claudia Biscione.
Sipas seksologëve, sot femrat e arrijnë orgazmën më pak se meshkujt dhe ka disa arsye.
Së pari, sepse burrat e marrin si të mirëqenë që pasi arrijnë orgazmën, edhe gratë janë të kënaqura. Mund të ketë qenë një marrëdhënie e këndshme, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që edhe femrat kanë arritur kulmin.
Për këtë arsye, psikoterapistët theksojnë rëndësinë e komunikimit mes partnerëve.
“Çdo femër ka mënyra të ndryshme për të arritur orgazmën, me penetrim, masturbim, stimulim të gjinjve apo thjesht me mendje dhe imagjinatë. Secila prej nesh mundet nëpërmjet stimulimeve të këndshme, të cilat nuk janë të njëjta për të gjithë, të prodhojë një përgjigje orgazme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të flasim për të. Shprehja e dëshirave është e rëndësishme për të gjitha çiftet”, thotë Maria Claudia Biscione.
Femrat duhet të ndihen të lira të rrëfejnë çfarë dëshirojnë dhe çfarë u jep më shumë kënaqësi. Por, psikologët dhe seksologët thonë se shpesh femrat ndihen të kufizuara, pasi ndihen të gjykuara.
“Duhet t’i heqim të gjitha këto frikëra. Nuk duhet të kemi frikë t’i bëjmë me dije partnerit dhe ta drejtojmë, pa u turpëruar dhe pa menduar se mund të ndihet i ofenduar apo i zhgënjyer, që të na japë kënaqësi”, këshillon seksologia.
Teksa i tregojmë partnerit kërkesat tonë, reagimi dhe sjellja e tij do të na tregojë më shumë për marrëdhënien. Nëse partneri kupton dëshirat tonë dhe nuk i gjykon ato, kjo mund të jetë një shenjë që na tregon se jemi në një marrëdhënie të shëndetshme.