Celebrities Showbiz

Dita e lotëve në “Për’puthen”, Mevlani i bën të gjithë të qajnë

Episodi i ditës së kaluar ishte padyshim një ndër më emocionuesit në “Për’puthen” dhe kjo jo pa arsye.

Historia prekëse familjare e Mevlanit ka bërë të qajnë të gjithë konkurrentët por edhe produksioni. Protagonistit të këtij spektakli iu bë një surprizë ku ju shfaq në ekran një video-mesazh nga mamaja e tij.

Mevlani është djali im i parë, pas lindjes së tij më vdes babai im. Ishte i vogël për të marrë rrugët e kurbetit por gjëndja e bëri. Kam bërë dy operacione dhe kur sëmuresha ai është kujdesur gjithmonë për mua. E ka thënë gjithmonë që se dua jetën po se pata mamin. Kur ishte në Gjermani dhe nuk i dilja në telefon mërzitej. Unë e respektoj zgjedhjen e tij, po të jetë i lumtur ai unë do të jem më e lumtura e botës. Për Ledjanën më duket vajzë e edukuar.

Kjo surprizë ka prekur zemrat e të gjithëve pasi fill më pas Mevlani ka shpjeguar vështirësitë me të cilat mamaja e tij është përballur për ta rritur. Ky rrëfim i konkurrentit ka bërë që të shpërthejnë në lot opinionisti Arjan Konomi, moderatorja Bora Zemani dhe shumë konkurrentë të tjerë.