Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në veri në relievet malore nga orët e pasdites.
Mjegull e dendur, mjegullinë pati në orët e mëngjesit në zonat luginore. Era fryn e lehtë me drejtim verilindje- veriperëndim e me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, hera-herës era fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
9/25
Diell pak re
Kukës
7/17
Diell pak re
Lezhë
9/24
Diell pak re
Dibër
7/19
Diell pak re
Durrës
12/25
Diell
Tiranë
12/25
Diell
Elbasan
12/26
Diell
Berat
9/25
Diell
Vlorë
12/23
Diell
Korçë
6/19
Diell
Gjirokastër
3/24
Diell
Sarandë
11/24
Diell