Aktualitet

Dita e fundit e javës, parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme e kjo për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa, me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet me kthjellime si dhe me alternime vranësirash mesatare deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.  Në zonën e veriut dhe në qendër, në periudha afatshkurtra, reshjet janë në formën e shtrëngatave e me intensitet deri mesatar.

Era fryn me drejtim verilindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, arrin shpejtësinë 5-8 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
13/22
Diell re shi

Kukës
12/20
Diell re shi

Lezhë
13/22
Diell re shi

Dibër
10/20
Diell re shi

Durrës
15/25
Diell re shi

Tiranë
16/25
Diell re shi

Elbasan
10/25
Diell re shi

Berat
14/26
Diell re shi

Vlorë
15/25
Diell re shi

Korçë
10/20
Diell re shi

Gjirokastër
13/22
Diell re shi

Sarandë
15/24
Diell re shi