Distria Krasniqi siguron medaljen e parë Olimpike për Kosovën. Xhudistja e njohur ia doli të triumfojë në gjysmëfinale ndaj italianes Odette Giuffrida dhe të sigurojë kalimin në finale, duke siguruar tashmë medaljen e argjendtë, teksa do të provojë të bëjë maksimumin për të sjellë sërish ar në Kosovë.
Përballja me italianen zgjati disa minuta, megjithatë Distria ishte gjithmonë e bindur dhe dominuese, duke ia dalë të sigurojë kalimin në finalen e madhe, ku do të përballet me xhudisten nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova.
28-vjeçarja nga Peja mposhti në çerekfinale izraeliten Gefen Primo, ndërsa më herët fitoi ndaj indonezianes Maryam March Maharanin, duke dominuar plotësisht.
Distria Krasniqi i ka dhënë medalje ari Kosovës dhe në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020, por edhe në shumë kampionate Europianë e Botërorë të Xhudos.