Do të nisë të ndërtohet “London Paramount”, parku më i madh i llojit të tij në Mbretërinë e Bashkuar , që ka si synim të rivalizojë Disneyland dhe pritet të hapë dyert në vitin 2022.
Parku do të kushtojë 3.5 miliardë pound, do të ndërtohet pranë Dartfordit, në Kent dhe do të përmbajë një teatër me 2000 vende, klube nate dhe shumë atraksione të tjera.
“Disneyland”-i i Britanisë, do të ketë një sipërfaqe prej 3.5 km2 , kapacitet pritës prej 40 mijë vizitorësh në ditë dhe pritet të krijojë 33 mijë vende të reja pune.
Brenda parkut që shtrihet edhe mbi lumin Tamiz, pritet të ndërtohet edhe një ekspozitë gjigante, prej 11 000 m2 dhe do të ketë rreth 11 000 restorante, ku turmat do të mund të shijojnë ushqime nga kuzhina të ndryshme.
Bileta për një ditë të plotë eksplorimi në “London Paramount”, pritet të kushtojë 57 pound.