Celebrities Gossip Showbiz

Diskutime të forta në rrjete sociale për pamjen e Kate Middleton! “Mos është duhanpirëse?”

Narinder Kaur, paneliste e njohur e emisionit “Mirëmëngjes Britani”, ka shkaktuar një reagim të ashpër pas një komenti ‘fyes’ në lidhje me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton.

Kaur, e cila është gjithashtu ish-konkurrente në “Big Brother” dhe një figurë e njohur në media si komentatore në programe të ndryshme si GMB, GB News dhe “Loose Women”, ka bërë një postim në platformën X (ish-Twitter), duke vënë në dyshim dukjen e Kate Middleton në një event të fundit mbretëror.

Në një tweet të shpërndarë, Kaur shkruante:

Pyetje– Përse Kate është plakur kaq shumë? A nuk është ajo vetëm 42 vjeç? A mos vallë është ndonjë duhanpirëse e madhe? Sepse ky do të ishte shpjegimi i vetëm.

Komenti i Kaur ngjalli menjëherë zemërim dhe reagime të shumta negative nga përdoruesit e X, të cilët e quajtën postimin “të tmerrshëm” dhe “të neveritshëm”.

Komenti i Kaur u bë në kontekstin e një artikulli që diskutonte pjesëmarrjen e Kate Middleton në përkujtimet e “Dielës së Përkujtimit” në Cenotaph, një ngjarje me rëndësi kombëtare në Britani.

Mendimi i panelistes u kritikua pasi nuk ka baza të forta, se “plakja” e princeshës mund të lidhej me një mundësim të duhanpirjes.

Pas një reagimi të ashpër nga përdoruesit e rrjetit, Narinder Kaur vendosi të sqaronte që postimi i saj ishte keqkuptuar. Ajo theksoi se nuk kishte pasur qëllim të fyejë Kate Middleton dhe se komentet ishin të nxitura nga një pyetje e thjeshtë mbi pamjen e saj, duke shtuar se mund të ishte marrë në mënyrë të gabuar nga njerëzit që reaguan.

Ky incident ka hapur një debat të gjerë në rrjetet sociale mbi kufijtë e komenteve dhe kritikat ndaj personave publikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për pamjen e tyre fizike.