Sipas dermatologut të njohur Ariel Ostad, disa ushqime dhe pije mund të kontribuojnë në plakjen e parakohshme të lëkurës. Këto janë dhjetë prej tyre:
Ëmbëlsirat
Konsumi i tepruar i sheqerit dëmton kolagjenin, duke reduktuar tonifikimin dhe elasticitetin e lëkurës.
Alkooli
Përveç sheqernave që çliron në gjak, alkooli mund të shkaktojë gjumë të parehatshëm, çka dëmton lëkurën.
Vera e bardhë
Acidet në verën e bardhë dëmtojnë smaltin e dhëmbëve. Ostad këshillon të presin të paktën një orë para larjes së dhëmbëve pas konsumit.
Mishi i skuqur
Pjesët e djegura përmbajnë acide të dëmshme për kolagjenin, prandaj këshillohet heqja e tyre.
Mishi i kuq
Ai çliron radikalët e lirë që dëmtojnë lëkurën, ndaj duhet konsumuar me masë.
Qoftet dhe sallamet
Përmbajnë konservantë që irritojnë lëkurën dhe mund të çojnë në rrudha të parakohshme.
Ushqimet pikante
Këto ushqime duhet përdorur me kujdes, pasi mund të irritojnë lëkurën dhe të shkaktojnë çrregullime hormonale.
Kripa
Konsumi i tepruar i kripës mund të kontribuojë në plakjen e shpejtë të lëkurës. Disa ushqime përmbajnë natyrshëm sasi të larta kripe.
Pijet energjike
Ato çlirojnë acide që dëmtojnë smaltin e dhëmbëve dhe përmbajnë sasi të larta kripe.
Limonatat
Agrumet, veçanërisht limoni, shkatërrojnë smaltin e dhëmbëve, duke e bërë këtë pije të dëmshme për shëndetin oral.
Për të mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme dhe rinore, është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për këto ushqime dhe pije që konsumoni në përditshmëri.