Health & Beauty

Disa metoda për të larguar ujin nga veshi…

Bllokimi i veshit nga uji është një gjë që ndodh shpesh sidomos gjatë sezonit të verës. Nëse kjo ndodh, mund të ndjeni një ndjesi gudulisjeje në vesh. Kjo ndjesi mund të shtrihet në nofullë ose në fyt. Ju gjithashtu mund të mos jeni në gjendje të dëgjoni mirë, apo të ndjeni tinguj të pashpjeguar.

Nuk është e vështirë të nxjerrësh vetë ujin nga veshi por ne do t’ju tregojmë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në këtë aspekt. Lëvizeni pjesën e poshtme të veshit. Kjo metodë do të ndihmojë në largimin e ujit. Tërhiqni ose tundni butësisht pjesën e poshtme të veshit dhe përkulni kokën poshtë drejt shpatullës.

Ju gjithashtu mund të provoni të tundni kokën nga njëra anë në tjetrën ndërsa jeni në këtë pozicion. Provoni metodën e ‘gravitetit’. Shtrihuni në anën ku iu është mbushur veshi me ujë dhe vendosni kokën në peshqir, në mënyrë që të absorbohet uji.

Uji mund të rrjedhë ngadalë nga veshi juaj derisa jeni shtrirë. Përdorni tharëse flokësh. Nxehtësia nga tharësja mund të ndihmojë në avullimin e ujit brenda kanalit tuaj të veshit. Mbajeni tharësen 30 centimetra larg veshit tuaj dhe lëvizeni para dhe mbrapa.

Ndërkaq, mjekët po paralajmërojnë për një simptomë më pak të njohur që shfaqet në vesh, e cila mund të tregojë kancerin e fytit. Sipas National Health Service (NHS), dhimbja e vazhdueshme e veshit është një shenjë paralajmëruese serioze e kësaj sëmundjeje. Shpesh përkon me një dhimbje të fytit dhe mjekët thonë se që të dyja janë të lidhura.

“Edhe pse dhimbja vjen nga fyti, e ndien në vesh sepse nervat janë të ndërthurura në kokë dhe qafë. Konkretisht, ai nerv quhet nervi i Arnoldit. Nervi i Arnoldit i jep ndjesi vetë veshit, kështu që kur keni diçka që shkakton dhimbje në fyt, ajo dhimbje ndihet edhe në veshin tuaj”,-thotë mjeku Ryan McSpadden.