Nuk është sekret që në vitin 2022, shumë prej nesh janë të mbingarkuar, ose të paktën e ndjejnë presionin e punës. Jeni duke punuar me orë të gjata, duke përjetuar ankthin dhe shëndeti juaj mendor dhe fizik po vuan për këtë. Por, çfarë është ajo që i bën njerëzit të punojnë shumë, edhe kur i dinë ndikimet negative?
Për shumë njerëz, më pak punë nuk ishte e barabartë me më pak stres. Edhe kur njerëzit mendonin se balanca e tyre punë-jetë ishte e paqëndrueshme, ata preferonin periudhat e zëna mbi ato të qeta. Në vend të kësaj, përvoja e punës optimale i joshi ata të besonin se mund të kontrollonin kërkesat e punës së tyre, kështu që ata përfunduan duke punuar shumë.
Si të përballeni kur jeni të varur nga puna:
1. Sigurohuni që të merrni pushimin tuaj vjetor
Ndërsa shumë prej jush mund të kenë grumbulluar ditë të tepërta nga pamundësia për të udhëtuar gjatë gjithë pandemisë, është e rëndësishme të gjeni kohë për të pushuar pavarësisht nga rasti. “Edhe nëse jeni vetëm në shtëpi, pushimi vjetor ju jep një mundësi për t’u çlodhur dhe për t’u rimbushur me energji të reja”- sugjeron shoqata bamirëse e shëndetit mendor ‘Mind’.
2. Flini mjaftueshëm gjumë
Ju e dini se sa e rëndësishme është të flini 8 orë gjumë. Shtimi i disa trukeve të thjeshta të kujdesit për veten në rutinën tuaj të mirëqenies apo edhe shijimi i një mëngjesi të pasur me proteina mund t’ju ndihmojë t’i jepni përparësi për shëndetin tuaj të gjumit gjatë javës së punës.
3. Mundohuni të përfundoni punën në kohë
Me siguri ju ka ndodhur që keni patur fluks pune dhe nuk keni arritur t’a mbyllni turnin tuaj në orarin e caktuar. ‘Mind’ thotë se: “Kjo është në rregull, por përpiquni të siguroheni që të përfundoni punën në kohë në shumicën e ditëve.”
4. Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë për të
Ju mund të dëshironi të flisni me menaxherin tuaj për çdo problem me të cilin po përballeni që po ndikon në shëndetin tuaj gjatë dhe jashtë punës. Nëse jeni duke luftuar me rraskapitje, mund të jetë e dobishme të merrni disa ditë pushim nga puna ndërkohë që jeni duke u rikuperuar.
Çdokush që punon në zyrë i di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit. Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë. Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur burrat dhe gratë ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme.