Health & Beauty

Disa këshilla se si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë!

Hemorroidet mund të jenë përvojë e dhimbshme dhe e pakëndshme. Cilat janë ushqimet që duhet t’i shmangni nëse e keni këtë problem? Shmangia e produkteve të qumështit është një hap kyç në trajtimin e hemorroideve. Produktet e qumështit si qumështi, djathi dhe kosi janë të pasura me laktozë, e cila mund të irritojë lëkurën e zonës anale. Intoleranca ndaj laktozës mund të çojë gjithashtu në diarre dhe më rrallë, në kapsllëk, ndaj është e rëndësishme të mos futni këto ushqime derisa simptomat të jenë zhdukur.

Si të përballeni me hemorroidet gjatë shtatzënisë? Hemorroidet nuk janë të rrezikshme në shumicën e rasteve, por janë shumë të pakëndshme. Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, kruajtja rreth zorrës së trashë, dhimbje gjatë e pas defekimit, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e vendosin gruan në një situatë shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje.

Ju do të keni nevojë për ushqim të pasur me fibra; ujë; stërvitje; vaskë të ngrohtë; kompresë të ftohtë; facoleta të lagëta; kremra për lyerje. Nëse hemorroidet ju shkaktojnë dhimbje, gjakosje të shpeshtë, ose nuk përmirësohen me metoda shtëpiake, vizitoni mjekun. Hani ushqime të pasura me fibra gjatë ditës, si perime, drithëra të plota, cereale me përbërje krundesh, dhe pemë. Shkaktari më i shpeshtë i hemorroideve është konstipacioni (kapsllëku).

Pini së paku tetë gota uji në ditë për ta parandaluar atë. Ushtrohuni 30 minuta në ditë për të ndihmuar tretjen. Joga, notimi, dhe ecja do t’ua lehtësojnë konstipacionin. Konsultohuni me ndonjë mjek para se të filloni ndonjë plan stërvitor. Zhytuni për 15 deri në 20 minuta në ujë të nxehtë duke mbuluar vithet dhe ijët tuaja. Shmangni sapunët, kripërat aromatike të banjës dhe vajrat esenciale sepse ato mund ta përkeqësojnë inflamacionin. Vendosni kompresa akulli në zonën e irrituar për të reduktuar ënjtjen dhe mundimin. Pastrojeni zonën e prekur me letra të lagura pa aromë, pa alkool.