Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit mund të sjellë shumë përfitime në aspektin e shëndetit fizik dhe mendor. Duke respektuar agjërimin gjatë ditës, trupi merr pushim nga tretja e vazhdueshme, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e funksionit metabolik dhe promovimin e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme.
Ndërkaq, a e keni menduar ndonjëherë se çfarë duhet të bëni për të treguar respekt ndaj miqve apo familjarëve që agjërojnë? Për 30 ditët në vazhdim, myslimanët nuk do të konsumojnë as ushqim e as pije nga lindja e diellit e deri në perëndim, por kjo nuk do të thotë që jeta nuk vazhdon normalisht. Thjesht përpiquni të mos lini një drekë pune. Nëse kolegu juaj mysliman refuzon të vijë, tregohuni të kuptueshëm.
Nuk keni pse agjëroni me miqtë tuaj myslimanë. Mundeni nëse doni të shihni si është, por nuk jeni të detyruar edhe nëse marrëdhënia me personin që agjëron është shumë e ngushtë. Mund t’u bashkoheni për Iftar. Iftar quhet vakti që konsumohet pasi perëndon dielli. Myslimanet organizojnë darka të mëdha familjare. Mund t’u bashkoheni nëse ju ftojnë apo nëse dëshironi.
Nuk keni pse informoheni mbi oraret. Ramazani nuk është si Krishtlindjet. Ditët dhe oraret zhvendosen dhe lëvizin vazhdimisht, pasi kalendari islamik është hënor. Dita e fillimit varet nga dita kur bie hëna e re. Prandaj datat ndryshojnë nga viti në vit. Nëse një koleg ju kërkon të vijë më herët nesër apo të largohet më herët, përpiquni t’i respektoni kërkesat e tij.
Mund të ftoni për kafe miqtë tuaj myslimanë edhe pse nuk mund të pinë gjë. Kur nuk ha asgjë për pjesën më të madhe të ditës, natyrshëm goja mund të mbajë erë. Mund të thoni “Gëzuar, Ramazanin!”. Është një urim i sjellshëm dhe tregon mirëkuptim. Por mos thoni “duhet të agjëroj dhe unë, të humbas disa kile”: Ramazani nuk ka për qëllim rënien në peshë.