Botë e Çuditshme Lifestyle

Disa këshilla për t’i bërë të huajt t’ju pëlqejnë menjëherë

Kur takojmë një person të panjohur, na duhen vetëm 7 sekonda, për të kuptuar nësa na tërheq apo jo. Normalisht ne duhet të lëmë një përshtypje të mire në takimin e parë. Kështu që ekzistojnë disa ide se si ju mund të tërhiqni vëmendjen e një të huaji që në sekondat e para.

Kontakti me sy. Kontakti me sy është një shenjë universale e besimit shoqëror, hapjes dhe ndershmërisë. Nëse ju e shikoni thellë në sy një person do të krijoni më shumë siguri dhe qëndrueshmëri.

Buzëqesh dhe e gjithë bota buzëqesh me ty. Filloni çdo takim të ri me buzëqeshje dhe me një afrimitet shoqëror. Njerëzit pëlqejnë dhe i kujtojnë njerëzit e tjerë bazuar në mënyrën se si i bëjnë ata të ndihen, buzëqeshja shkakton endorfinë dhe në mënyrë të natyrshme ju shoqëron në mendjet e njerëzve me ndjenjat e tërheqjes.

Një përshëndetje modeste… Komponenti më i thjeshtë dhe që shpesh neglizhohet për prezantimet e suksesshme është përshëndetja modeste. Në vend që të filloni një bisedë në mes të rrugës, e cila mund t’i bëjë njerëzit të vënë në dyshim sinqeritetin tuaj, bëni një përpjekje për t’u prezantuar me një “hi” të drejtpërdrejtë. Thuaje atë me një buzëqeshje dhe do jeni në gjysmë të rrugës drejt suksesit shoqëror.

Qëndroni lirshëm. Shumë sinjale mund të dërgohen brenda 7 sekondave, kështu që bëjini personin përballë të ndihet i lirshëm dhe i sugurtë me ju.

Kënvështrime të ndryshme. Psikologjia e gjuhës së trupit ka një efekt magjepsës në përshtypjet e para. Përcillni interesin tuaj për personin me një lëvizje shumë pak të perceptuar përpara ndërsa ata po flasin. Imagjinoni që ata janë personi i vetëm në dhomë në atë moment dhe sinqeriteti juaj do të bjerë në sy.

Pozitiviteti. Pozitiviteti është ngjitës dhe ne të gjithë preferojmë të rrethohemi me njerëz që e bëjnë botën sa më të bukur. Prandaj bëni një përpjekje të ndërgjegjshme për të shmangur komentet negative, dhe personi do t’ju mbajë mend ju, jo ankesat tuaja.