Seksi në makinë nuk është vetëm për gjimnazistët që duan të eksperimentojnë sa më shumë. Përkundrazi! Çdo çift mund ta provojë ende dhe të zbulojë se mund të jetë një eksperiencë unike. Ashley Cobb, seksologe, thotë se:
Seksi në makinë i ndez çiftet sepse është i freskët, spontan dhe ndryshe, por edhe sepse shton një element rreziku. Mundësia se do të kapemi nga të tjerët, na bën ta duam edhe më shumë.
Nëse po pyesni veten se cila është mënyra më e mirë për të bërë seks në makinë, duhet të kini parasysh këto këshilla për ta bërë eksperiencën më komode dhe më të pëlqyeshme për të dy ju.
1.Bëjeni në sediljet e pasme.
Ndonjëherë është e rëndësishme të dini se çfarë duhet të bëni dhe çfarë jo. Përshembull, nuk duhet të bëni seks në sediljet e para sepse rrezikoni të shtypni borinë e makinës dhe mund të rrezikoni që t’ju shohin të tjerët.
2.Shtrini sa më shumë sediljet e pasme dhe ngushtoni ato të rreshtit të parë.
Shumë makina të modeleve të fundit mund të shtrinë sediljet. Fundja, dizenjuesit e tyre e kanë bërë këtë me një qëllim. Nëse nuk e bëni dot këtë, të paktën ngushtoni sa të mundni sediljet e parme.
3.Misionari është “shoku juaj i ngushtë”.
Seksi në makinë është si loja “Tetris”, ku vendosni njëra sipër tjetrës kubet për të plotësuar murin e ndërtuar. Vetëm se në këtë rast nuk jan kubet, por janë gjymyrët tuaja. Ju duhet të kombinoni lëvizjet me partnerin për të arritur atë orgazmën e dëshiruar. Për këtë arsye pozicioni i misionarit është ideali për seksin në makinë.
4. Përdorini rrobat për t’i krijuar vetes pak rehati: si jastëk apo mbështetëse.
Shumë sugjerojnë që të përdorni rrobat tuaja si një jastëk, në mënyrë që të mos përplasni kokën tek dera e makinës. Një këshillë shtesë: Mund të merrni rroba të vjetra që mund t’i vendosni poshtë kurrizit për të arritur një kënd apo pozicion më të mirë.
5.Mbuloni dritaret.
Nëse dëshironi që të provoni seksin në makinë, atëherë duhet të siguroheni që të mbuloni dritaret. Në këtë mënyrë do të jeni më komod dhe më të lirshëm për çdo gjë që mund të bëni me partnerin.
6.Provoni doggy-style me dritaret/derën hapur. Kështu shihni nëse dikush po vjen.
Disa persona këshillojnë këtë pozicion në mënyrë që të shihni nëse po vjen ndonjë makinë tjetër drejt jush ndërsa jeni në ‘kulmin e ekstazës’. Gjithashtu është një ide e mirë për ata që janë shumë të gjatë.
7.Tentoni për seks oral.
Kush tha që mund të provoni vetëm seksin penetrues? T’ju bëjnë apo të bëni seks oral mund të jetë shumë e kënaqshme gjithashtu. Seksi oral në makinë mund të rezultojë në orgazëm të garantuar për të dy ju.
8.Bëni një plan të vogël paraprakisht.
Nëse do të provoni seksin në makinë duhet të keni një plan paraprakisht. Mendoni për pozicionet, përdorimin e masave mbrojtëse, lubrifikantët, lodrat e seksit, apo çdo gjë që mund t’ju duhet. Gjithashtu mos harroni disa peceta për t’u pastruar apo një mbrojtëse për sediljet e makinës.
Nëse keni ndjekur këto këshilla, por ende nuk e gjeni veten duke u ndjerë mirë, atëherë ndoshta seksi në makinë nuk është për ju dhe nuk ka asnjë problem. Sidoqoftë, mbani mend se seksi në makinë gjithnjë do të jetë pakëz i vështirë, por për disa ia vlen barra qeranë.