Miley Cyrus shpërtheu në lot teksa nderoi mikun e saj të ndjerë Taylor Hawkins përpara se t’i kushtonte performancën e saj atij. Këngëtarja 29-vjeçare qau teksa u tregoi fansave ankthin e saj për humbjen e bateristit ndërsa ishte në skenë në Brazil të shtunën.
Muzikanti vdiq të premten në moshën 50-vjeçare, pasi u gjet tragjikisht i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Bogota të Kolumbisë. Ish-ylli i Hannah Montana doli në skenën në Brazil të shtunën mbrëma aty ku “Foo Fighters” duhej të performonin ditën tjetër. Ylli qau teksa u tha fansave:
Duhej ta bënim këtë ulje emergjente dhe personi i parë që thirra ishte Taylor, sepse ai ishte tashmë në festival.
Ajo i referohej një avioni privat me të cilin kishte qenë në fillim të javës, i cili duhej të bënte një ulje emergjente pasi u godit nga rrufeja. Miley ishte rrugës për në Festivalin e Muzikës në Paraguaj, ku “Foo Fighters” ishin kryesues një ditë më parë. Me një zë që dridhej, Miley tha:
Ajo do të kishte qenë një kohë që unë do të kisha shkuar për të takuar mikun tim, dhe nuk shkova, kështu që më trishton ky fakt. Do të kisha bërë gjithçka që të rrija me të edhe një herë.