Celebrities Showbiz

Disa e kanë fiksimin me çanta ose këpucë, por Drake ka koleksionin më të madh të reçipetave të hedhura nga fanset!

Hedhja e reçipetave është kthyer në një trend në mbarë botën. Së fundmi Drake ka zbuluar koleksionin e reçipetave që ka grumbulluar nga fanset në performancat e tij të ndryshme.

Njerëzit kanë mbetur të habitur nga fakti se sa reçipeta i janë hedhur Drake gjatë kohës që ai ka qenë duke performuar. Por reperi me siguri nuk e priste që të përfundonte me një dhomë të tërë reçipetash kur u kërkoi fansave të vazhdonin t’i hidhnin ato në skenë.

Së fundmi Drake ndau një foto në llogarinë e tij në Instagram duke pozuar pranë koleksionit të madh të vendosur në dysheme pas tij. Të brendshmet janë në të gjitha ngjyrat, stilet dhe madhësitë e ndryshme, ndërsa është e paqartë saktësisht se sa janë në foto, duket se janë mbi 100.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by champagnepapi (@champagnepapi)

Rikujtojmë se, Drake ka zbuluar se kush është reperi i tij i preferuar gjatë një shfaqjeje të fundit në turneun “It’s All a Blur”.

Po xhiroja një video muzikore me reperin tim të preferuar për të repuar. Meqë ra fjala, kam pasur shumë respekt për shumë reperë. Por unë kam një djalë, ai është i preferuari im për të repuar në çdo këngë. Emri i tij është Rick Ross. Ky është vëllai im.