Ish-zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump, ka publikuar një libër kujtimesh në të cilin ndër të tjera ka folur edhe për edukimin e saj dhe ka kujtuar edhe detajet se kur UDBA-ja ka hyrë në shtëpinë e familjes së saj. Në librin “Melania” ajo e ka portretizuar si të lumtur rritjen e saj në fshatin e vogël Sevnicë të Sllovenisë, ku ka filluar modelingun në moshën 6-vjeçare dhe ka udhëtuar nëpër Evropë me familjen e saj.
Nëna e saj Amalia, një rrobaqepëse e rritur në një fermë qepësh dhe babai i saj, shitësi i makinave, Viktori, do ta çonin atë dhe motrën Ines në koncertet e Elton John dhe Tina Turner për ta bërë atë të ndihej më “e lidhur” me vendet fqinje të Italisë dhe Austrisë.
Mirëpo, në vitin 1978 ka ndodhur edhe një incident ku UDBA-ja hynë në shtëpinë e saj për shkak të “mënyrës së dyshimtë të jetesës” të babait të saj. 54-vjeçarja kujtoi një nga kujtimet e saj më të bukura kur babai i saj çoi në shtëpi një “Citroen Maserati” kur ajo ishte 7-vjeçe dhe e quajti atë “makina më e bukur që kishte parë ndonjëherë”. “Një fqinj, ndoshta një koleg apo edhe një mik raportoi flotën e makinave të babait tim tek autoritetet. Babai im nuk u shpall kurrë fajtor për një krim dhe nuk u burgos kurrë”-tha ajo në libër.
Ajo ka reaguar edhe ndaj përshkrimeve të babait të saj si komunist, duke thënë se kjo nuk pasqyron bindjet e tij politike dhe se anëtarësimi në parti është i detyrueshëm. “Anëtarësimi i tij në Partinë Komuniste ishte një induksion i detyrueshëm, pasi partia vendosi një pagesë mujore automatike të një pjese të pagës së tij”-pohoi ajo në librin e kujtimeve. Ajo theksoi se suksesi i familjes së saj ishte vetëm për shkak të ambicies, vendosmërisë dhe etikës së fortë të punës së prindërve të saj. Ndër të tjera, Melania ka treguar detaje të tjera për rritjen e saj, duke treguar se ata kanë kaluar verën në Kroaci dhe kanë bërë ski gjatë dimrave në Slloveni.