Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

“Disa banorë flasin edhe në heshtje…” Drini Zeqo komenton lojën e Romeo Veshaj në “BBV3”!

Prej një jave në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Gazetari i njohur Drini Zeqo është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” i pari. Drini ka zbuluar arsyen e largimit të tij të papritur dhe lidhej me një emergjencë familjare, pikërisht me gjendjen shëndetësore të motrës së tij. Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, në “Big Brother Radio”, Drini ka analizuar më tepër lojën e banorëve të “BBV3”.

Janë ndryshe kur i sheh nga jashtë, ti i shikon të gjitha dhomat e shtëpisë. Emëruesi i përbashkët është lojë. Edhe ata që janë në heshtje janë duke luajtur. Edhe ata që janë në heshtje mendojnë se po fitojnë kohë.

Po lidhur me lojën e Romeos, si u shpreh ai?!

Romeo ka popullaritet. Janë disa banorë që flasin edhe në heshtje. Ata janë personazhe dhe prezenca e tyre flet, edhe pse ata janë në heshtje.