Food & Drink Health & Beauty

Disa arsye të forta pse duhet të hani shalqi çdo ditë!

Shëndeti i zemrës

Shalqini është i pasur me aminoacide të cilat ulin tensionin e gjakut. Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.

Mbrojtje për gjymtyrët

Shalqini përmban pigmente natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë. Disa studime, thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.

Antioksidantët

Ngjyra e kuqe e shalqinit i atribuohet likopenit, një antioksidant që ul rrezikun e radikaleve të lira apo diabetit. Shalqini përmban më shumë likopen se domatet dhe çdo perime tjetër.

Mbrojtja e lëkurës

Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën. Antioksidanti likopen ndihmon organizmin edhe ndaj djegieve nga dielli.

Shëndeti i syve

Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.

Hidratim

Sipas të dhënave, 92 përqind e përmbajtjes së shalqinit është ujë, ndaj ky frut është ideal për hidratimin e organizmit. Mungesa e lëngjeve dhe ujit në organizëm e drobit atë.