Jastëkët e parë datojnë që nga Mesopotamia Antike, pasi më parë njerëzt e lashtë flinin duke mbështetur kokën në “jastëkë” guri.
Por sot shumë njerëz nuk mund të flenë pa përqafuar një jastëk të madh komod e megjithatë gjumi me jastëk mund të mos jetë mënyra e duhur për të pushuar pasi mund të ndikojë keq në trup dhe në gjendjen shpirtërore. E kuptojmë se mund të jetë e vështirë të ndaheni nga jastëku juaj i preferuar, por gjumi pa të, ka shumë përfitime shëndetësore dhe më poshtë mund të lexoni disa prej tyre.
Nuk do të keni dëmtim të shtyllës kurrizore
Shumë jastëkë mund të çojnë në një pozicion të panatyrshëm të gjumit dhe mbështetja që ata ofrojnë nuk zgjat shumë. Megjithatë, vetë jastëku nuk do të shkaktojë dëmtimin e shpinës, por mund të përkeqësojë simpomat e sëmundjes të lidhur me të. Kur flini pa jastëk, shtylla kurrizore mund të pushojë dhe trupi juaj është në pozicionin e tij natyror.
Do të reduktoni dhimbjet e qafës
Shumica e jastëkëve nuk mund t’ju ndihmojnë të flini në pozicionin e duhur, madje mund të përkeqësojnë qëndrimet gjate gjumit. Përkulja e qafës në çfarëdo mënyre për një kohë të gjatë do t’ju bëjë të ndiheni jo rehat dhe jastëkët shumë të fortë ose shumë të butë mund të çojnë në dhimbje qafe.
Nuk do të keni dhimbje koke
Nëse zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes, mund të jetë faji i jastëkut tuaj. Jastëkët që janë shumë të lartë bëjnë që koka dhe qafa juaj të shtyhen përpara dhe ato shtojnë më shumë tension në muskujt e qafës. Kjo mund t’ju japë një dhimbje koke, pasi të jeni ngritur nga shtrati.
Parandalon puçrrat në fytyrë
Lëkura juaj do t’ju falënderojë për heqjen qafe të jastëkut. Fytyra juaj normalisht shtypet në jastëk për pjesën më të madhe të kohës gjatë natës. Ju ndoshta nuk e lani jastëkun tuaj çdo ditë, dhe ai mbledh papastërti, vaj dhe pluhur mbi të. E gjithë kjo mund të çojë në puçrra, inflamacion dhe rrudha të parakohshme.
Mund t’i bëjë mirë flokëve tuaj
Nëse po zgjoheni në mëngjes me flokë të thatë dhe të ngatërruar, mund të dëshironi të hiqni dorë nga jastëku për hir të flokëve. Kur lëvizni gjatë natës, flokët fërkohen me jastëkun tuaj, duke bërë që ato të prishen. Jastëkët gjithashtu mund të thithin vajrat nga flokët tuaj, duke i lënë të thatë dhe të brishtë.