Celebrities Gossip Showbiz S’e Kam me Ty

Diola Dosti zbulon detajet e lidhjes me Erolld Belegun!

E ftuar në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë Diola Dosti. Nutricionistja e njohur ka zbuluar në një intervistë me Jonida Aliçkollin dhe Elios Shulin më shumë detaje se si ka nisur e gjithë karriera e saj dhe gjithashtu ka treguar edhe detaje të vogla në lidhje me partnerin e saj të ri.

Sa i përket fushës së nutricionit, Diola u shpreh se:

Fatkeqësisht nutricioni është kthyer në një biznes abuziv pak. Sot nuk ka ngelur njeri pa u bërë nutricionist dhe nuk ka një konkurrencë të drejtë. Puna është sa profesionist je ti kundrejt fushës tënde, nuk mund të vendosësh shenja barazimi midis një certifikate dhe një diplome. 

A fitohet shumë në fushën e nutricionit sipas Diolës?

Në rastin tim, shyqyr që kam biznesin tjetër. Vetëm me pjesën e nutricionit jo, shumë sinqerisht. Unë nuk e mashtroj dot klientin.

Përveç pjesës së profesionit të saj dhe karrierës, nutricionistja u pyet edhe se si po shkon jeta e saj personale duke qenë se së fundmi ajo ka konfirmuar edhe lidhjen me Erolld Belegun, biznesmenin e njohur. Në lidhje me këtë Diola zgjodhi të përgjigjej shumë shkurt duke thënë:

Shumë mirë, kaq. 

Kur u pyet se cili tipar fizik i pëlqen më shumë nga partneri ajo u shpreh:

Dhëmbët, i kam realisht fiksim. 

Gjatë intervistës është zhvilluar edhe një rubrikë me pyetje e titulluar “Diola zgjedh…” Ja si është përgjigjur nutricionistja:

Nëse do të bënte një grabitje, kë nga banorët e edicionit të dytë të BBV do të zgjidhte? Kristin, Armaldon, Qetsorin apo Xhonatanin?

Kristin. 

Nëse do të ishte dëshmitare në dasmën e një çifti VIP, dëshmitarja e kujt do të ishe mes Arbana-Eduard, Fifi-Adis, Ledri-Sara apo Luiz-Kiara?

Arbana me Edin sepse i kam xhan të dy. 

Nëse bota do të shëmbej dhe do të kishe vetëm një shoqe VIP në jetë? Kë do të kishte mes Nita Latifit, Ilnisa Agollit dhe Valbona Memës?

Valbona Mema.