Sport

Diogo Costa fenomenal, “shpëton” CR7 dhe nderon Portugalinë!

Portugalia i falet lotarive të penalltive për të thyer Slloveninë dhe për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Euro 2024. Fantastik Diogo Costa, portieri i Portos me tri penallti radhazi të pritura.

Festë në fund në kampin luzitan, me Cristiano Ronaldon me shokë që do të sfidojnë Francën në duelin për një biletë në gjysmëfinalet e Gjermani 2024.

Koha e rregullt dhe 30 minutat e kohës shtesë u mbyllën në barazim pa gola, me legjendën portugeze që humbi një penallti në fundin e shtesës së parë. Që u prit mjeshtërisht nga Jan Oblak.

Gjithsesi, CR7 u tregua i saktë më pas në goditjen e dytë, duke mposhtur portierin e Atletico Madrid. Portugali-Francë do të luhet në datën 5 korrik në “Volksparkstadion” të Hamburgut.