Lajmet e fundit Sport

Dinamo, prezantohet trajneri Ilir Daja, vjen firma

Dinamo ka prezantuar trajnerin e ri. Klubi dinamovit ka zyrtarizuar sot firmën me Ilir Dajën, i cili rikthehet në Shqipëri, pas një eksperience te Ballkani.

Për Dajën bëhet fjalë për një rikthim te Dinamo, pasi edhe më herët ka qenë pjesë e këtij klubi. Dinamo synon që të rikthehet mes skuadrave pretendente, në elitën e futbollit shqiptar.

Daja është një nga trajnerët më të suksesshëm në Shqipëri, teksa më parë ka fituar titullin kampion jo vetëm me Dinamon, por edhe me Partizanin dhe Skënderbeun.  Ai fitoi tre herë Superligën e Kosovës me Ballkanin dhe udhëhoqi skuadrën 2 vite radhazi drejt kualifikimit për në Fazën e Grupeve të UEFA Europa Conference League, në sezonet 2022–23  dhe 2023–24.

Ndeshja e radhës është ajo ndaj Partizanit, takim ky i programuar të luhet këtë të enjte, në orën 19.00. Dinamo renditet në vendin e tetë me 3 pikë.