Së fundmi këngëtarja shqiptare me origjinë ndërkombëtare Dua Lipa është bërë pjesë e fushatës së “Grammy Museum” për edukimin muzikor. Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në “Instagram” vetë ylli i muzikës pop, duke u shprehur shumë krenare. Ndërkaq, bukuroshja ka shkruar:
Jam krenare që jam pjesë e Fushatës së “GRAMMY Museum” për Edukimin muzikor në punën e tyre për demokratizimin dhe zgjerimin e programeve të tyre në arsim dhe komunitet. Fondet e mbledhura do të ofrojnë pranim falas në Muzeun GRAMMY në qendër të Los Angeles për të gjithë studentët dhe do të zgjerojnë qasjen në programet e tyre të edukimit muzikor në të gjithë SHBA.
Rikujtojmë, se super ylli ka hyrë së fundmi në historinë e platformës “Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë dëgjime. Dua bëhet kështu automatikisht artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i tretë më i dëgjuar në “Spotify”.
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë, disa fotografi të yllit të muzikës dhe komedianit Trevor Noah bënë xhiron e rrjetit. “Daily Mail” publikoi fotot e shkrepura pasi këngëtarja shqiptare dhe komediani dolën nga restoranti ku po darkonin, teksa shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer dhe një puthje. Por, së fundmi Dua i ka dhënë fund spekulimeve. Ajo tha për podcastin e iHeartRadio se:
Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam mjaft egoiste.