Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.
Shpesh, bukuroshja ndan në rrjete sociale momente nga përditshmëria e saj, pak minuta më parë me anë të një Instastory ka uruar dikë shumë të rëndësishëm për të për ditëlindje. Bëhet fjalë për mamanë e saj dhe artistja krahas një fotografie ku shfaqet e ëma e saj ka zgjedhur ta urojë me disa fjalë shumë emocionuese.
Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime! Jam kaq krenare për ty, të dua mami!
Elvana vazhdon që të jetë mjaft aktive në muzikë ku herë pas here vjen me projekte të reja, bashkëpunime apo solo. Gjithashtu ajo është mjaft e angazhuar edhe duke dhënë koncerte të shumta apo duke performuar në clube-t më në zë, jo vetëm në Shqipëri. Dhe, si gjithmonë salla arrin të mbushet plot me fansat e këngëtares.
Të shumtë janë ata që e pëlqejnë çdo projekt të Elvanës, por gjithashtu e vlerësojnë dhe për artisten me plot vlera por njëkohësisht edhe shumë të thjeshtë që ajo është. Thënë kjo, një ngjarje surprizuese i ka ndodhur këngëtares së fundmi.
Teksa ishte duke performuar në një club, Elvana ka marrë një propozim për martesë. Ashtu siç e dëgjuat! Teksa ajo i afrohet turmës së fansave kur po këndonte, dikush nga publiku i zgjat asaj një unazë martese. Fillimisht ajo ende nuk po e kuptonte, por më pas bëri një reagim epik që nuk duhet humbur.