Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.
Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Ledjona Xheladinaj, ka postuar sot disa video në “Instastory”-n e saj. Në postimin e parë ajo tregon se i kanë dërguar disa foto ku i kanë thënë se po e tradhtojnë.
Më kanë ardhur disa foto që dikush po më tradhton, edhe unë me thënë të drejtën tradhtinë nuk e fal. Fatkeqësisht mu prish edhe makina dhe mora taksi për të mbërritur aty. Këta që tradhtojnë zgjedhin vende si periferike larg, por nuk ka problem unë shkoj atje ku janë. Jam afër dhe do ta shikoni për kë bëhet fjalë. Ta dini që nuk më shpëtojnë dot…
Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Julian Deda krijoi miqësi me disa nga vajzat konkurrente. Më afër qëndrroi me Ledjona Xheladinajn dhe Erjola Doçin. Nga ana tjetër, Deda ka ndarë me mijëra ndjekësit e tij një foto në “Instagram” me dy vajzat.