Bota

Dikur u bë meme virale, shuhet në moshën 16-vjeçare Kailia Posey!

Në moshë 5-vjeçare ajo u shfaq në “Toddlers & Tiaras” dhe u bë menjëherë virale për shkak të një foto. Fatkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 16-vjeçare, Kailia Posey. Nëna e saj, Marcy Posey Gatterman, postoi fillimisht lajmin tragjik duke mos dhënë detaje për shkakun e vdekjes. Megjithatë ajo më pas zbuloi për ‘TMZ’ se Kailia ndërroi jetë nga vetëvrasja. Familja në një deklaratë për “TMZ” tha se:

Edhe pse ajo ishte një adoleshente e realizuar me një të ardhme të ndritur përpara, për fat të keq në një moment të vrullshëm, ajo mori vendimin e nxituar për t’i dhënë fund jetës së saj.

Kailia ishte një nga yjet e reality show-t “Toddlers & Tiaras”, i cili u shfaq nga viti 2009 deri në 2013 dhe bazohet te familjet që përgatitnin fëmijët e tyre për të konkurruar në konkurset e bukurisë. Ajo u bë GIF dhe meme virale për shkak të kësaj fotoje më poshtë: