Celebrities Gossip Showbiz

Dikur një seks simbol, ja si duket sot aktorja e njohur Raquel Welch!

Seks simboli i viteve 60-të, Raquel Welch, sot nuk njihet më. 81-vjeçarja u fotografua teksa ishte duke shkuar për në sallonin e thonjve “J&J Beauty Lounge” në Beverly Hills. Raquel kishte rreth 2 vjet që nuk shfaqej në publik. Artistja e famshme u bë një një superyll i viteve ’60 dhe ’70 me pjesëmarrjen e saj në filma si: “Bedazzled”, “The Biggest Buddle of Them All”, “One Million Years B.C.” dhe “Fantastic Voyage”.

Aktualisht ajo është beqare, por Raquel është martuar gjithsej katër herë në jetën e saj. Ajo ka lindur në Çikago si Jo Raquel Tejada, ka dy fëmijë të rritur, teksa divorci i saj i fundit ishte me Richie Palmer në vitin 2008. Në një intervistë për revistën “Elle” në vitin 2011, ajo u betua të mos rimartohej kurrë duke thënë:

Unë i dua burrat dhe e dua shoqërinë e tyre, por jam shumë e pavarur dhe e vetë-motivuar. Unë jam e gatshme të njihem, por, sinqerisht, ka një grup njerëzish të kualifikuar në moshën time që po pakësohet. Nuk më shqetësojnë rolet tradicionale të mashkullit dhe femrës, por unë jam një grua me mendje shumë të fortë. Jam e sigurt se do të isha një sfidë për shumë meshkuj.

 

Welch u martua me burrin e parë James Welch në moshën 19-vjeçare. një vit pasi ajo filloi të ndiqte Kolegjin Shtetëror të San Diegos me një bursë për artet teatrore. Dyshja kishte dy fëmijë. Ajo më pas u zhvendos në Dallas me dy fëmijët e saj pas ndarjes së tyre. Më pas u transferua në Los Angeles në vitin 1963 dhe pati role të vogla në filma dhe shfaqje. Divorci i saj u finalizua në vitin 1964.

Ajo vazhdoi të martohej edhe tri herë pas James me producentin Patrick Curtis nga viti 1967 deri në 1972, me Andrew Weinfeld nga viti 1980 deri në 1990 dhe Richard Palmer nga viti 1999 derisa u ndanë në vitin 2003 dhe u divorcuan në vitin 2008. Welch u bë një emër i njohur në vitet ’60 dhe ’70, por vazhdoi të shfaqej në role filmike dhe televizive në vitet 2000.

Në vitin 2001, ajo luajti rolin e zonjës Windham-Vandermark, ish-gruaja e një burri të pasur të vrarë, së bashku me Reese Witherspoon në filmin hit, “Legally Blonde”. Projektet e fundit të yllit të filmit ishin në vitin 2017 me pjesëmarrjen e saj në filmin “How To Be A Latin Lover” dhe shfaqja “Date My Dad”.