Prej javësh kanë qarkulluar lajme në media të ndryshme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë. Por nuk kishte ende një konfirmim apo hedhje poshtë të këtyre zërave nga çifti, të paktën deri më tani. Luiz Ejlli sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Ditën e djeshme konfirmimi i shtatzanisë së Kiarës ka qenë tema kryesore në showbizin shqiptar, ku shumë ndjekës, perspnazhe Vip madje dhe personazhe që nuk na e merrte mendja kanë shprehur urimin e tyre ndaj çiftit për këtë lajm të bukur. Ndër ta ka qenë edhe Efi Dhedhes, e cila edhe pse tashmë nuk ka një marrëdhënie të mirë me çiftin ka vendosur që t’i urojë për lajmin e bukur.
Ndër persona të tjerë që i ka lënë anash mëritë ka qenë edhe Ronaldo Sharka, i cili ka pasur shpesh konflikte me Kiarën dhe Luizin edhe jashtë “BBV2”, por duket se për këtë rast i ka hedhur pas krahëve këto dhe ka shprehur urimin e tij me fjalë shumë të bukura për vogëlushen që do të vijë në jetë.