Celebrities Gossip Showbiz

Dikur me Dua Lipa-n sot me modelen Sophia Piccirilli, Anwar Hadid konfirmon romancën e re!

Aktori dhe producenti Anwar Hadid ka gjetur sërish dashurin. 24-vjeçari u pa së fundmi duke u kapur për dore me të dashurën e re Sophia Piccirilli. Dyshja ishin duke shëtitur në New York. Një burim tha për Page Six se Hadid ka disa muaj që është në një lidhje me Sophia.

Lajmi për romancën e tyre vjen vetëm një muaj pasi Hadid ndau një mesazh në rrjetet sociale pasi Dua Lipa doli publike me të dashurin e saj të ri, Romain Gavras. Rikujtojmë, se Hadid dhe Lipa filluan të takoheshin në verën e vitit 2019. Ndërsa Anwar nuk ka qenë i lidhur me askënd tjetër që nga ndarja e tyre, Lipa u takua shkurtimisht me Trevor Noah dhe Jack Harlow përpara se të vazhdonte me Gavras.

Këngëtarja 27-vjeçare me origjinë shqiptare konfirmoi në mars se ishte në lidhje me regjisorin 41-vjeçar Romain Gavras.  Rikujtojmë se pas ndarjes nga Anwar, Dua theksoi se ishte e përqendruar tek vetja.

Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.